Pensionohet profesoresha Lira Mala nga Suhareka



nder titull

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka organizuar një ceremoni për nder të profesoreshës Lira Mala, me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes së saj, duke vlerësuar kontributin shumëvjeçar të saj në arsim.

- paragrafi 1 -

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të shkollës, kolegë, familjarë, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Bajselmani dhe Begishe Basha, si dhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi.

- Advertisement - M1

Me këtë rast, drejtoria e gjimnazit e nderoi profesoreshën Mala me mirënjohje për kontributin e saj në arsim. Edhe nënkryetarja e komunës, Arta Gashi, i ndau një mirënjohje në shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj.

jtjt

Gjatë karrierës së saj, Lira Mala u dallua si mësimdhënëse e gjuhës frënge, ndërsa shërbeu edhe në pozitën e drejtoreshës së shkollës. Ajo vlerësohet për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe angazhimin në procesin edukativo-arsimor.

- Advertisement - m2

Sipas njoftimit të gjimnazit, profesoresha Mala ka lënë gjurmë të rëndësishme në institucion, duke fituar respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e shumë brezave të nxënësve.

Pensionimi i saj shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm profesional, ndërsa kontributi dhe vlerat e përcjella ndër vite mbeten pjesë e historisë së Gjimnazit “Jeta e Re”.

Në fund, shkolla i ka uruar profesoreshës Lira Mala shëndet, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë vite të bukura pranë familjes dhe njerëzve të saj të dashur.