Pensionohet profesor Mehedi Sallahi nga Opoja



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar profesor Mehedi Sallahi. Njoftimin e ka dhënë faqja “E dua Opojën”.

- paragrafi 1 -

Sot, me rastin e pensionimit të profesor Mehedi Sallahit, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për një jetë të tërë të përkushtuar ndaj punës, arsimit profesional dhe edukimit të shumë brezave të nxënësve.

- Advertisement - M1

Profesor Mehedi Sallahi e filloi rrugëtimin e tij profesional si mësimdhënës në SHM “Ruzhdi Berisha”, ku punoi nga viti 1983 deri në vitin 1986. Më pas, nga viti 1986 deri në vitin 2005, punoi si inxhinier në fabrikën “Drateks” në Dragash, duke dhënë kontribut të çmuar profesional dhe duke fituar një përvojë të gjerë në fushën e industrisë.

Dashuria për arsimin dhe dëshira për ta përcjellë dijen dhe përvojën profesionale te brezat e rinj e rikthyen në mësimdhënie. Nga viti 2002 deri në vitin 2007, ai shërbeu si mësimdhënës në SHFMU “Naim Frashëri”, ndërsa nga viti 2008 e deri më sot, për afro dy dekada, ishte pjesë e çmuar e kolektivit të Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, si mësimdhënës në profilin Metalpunues/Saldator.

Gjatë gjithë këtyre viteve, profesor Mehdi Sallahu nuk ishte vetëm mësimdhënës i profesionit. Ai ishte një profesionist që përvojën e fituar në industri e solli në klasë dhe në punëtori, duke ua përcjellë nxënësve jo vetëm njohuritë dhe shkathtësitë profesionale, por edhe vlerat e punës, përgjegjësisë, disiplinës dhe ndershmërisë.

- Advertisement - m2

Pas një karriere mbi katër dekada të gjatë, sot përmbyllet një kapitull i rëndësishëm i jetës së tij profesionale, por mbetet pas një trashëgimi që nuk matet vetëm me vite pune.

Ajo matet me brezat e nxënësve që ka edukuar e aftësuar, me kolegët me të cilët ka bashkëpunuar dhe me kontributin që ka dhënë për arsimin dhe aftësimin profesional.