Pensionohet mësuesja Bahrije Zogjani nga Fushë Kosova



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë ka njoftuar se pas shumë vitesh përkushtimi, pune të palodhshme dhe dashurie për nxënësit, është pensionuar mësuesja Bahrije Zogjani, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla tutje thotë se gjurmët që la ndër vite, në jetën e nxënësve dhe në kolektivin e shkollës, janë dëshmi e një misioni të përmbushur me dinjitet, përgjegjësi dhe dashuri për arsimin.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë:

ME RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PËR MËSUESEN BAHRIJE ZOGJANI

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, nderojmë mësuesen e shkollës sonë, Bahrije Zogjani, e cila, pas shumë vitesh përkushtimi, pune të palodhshme dhe dashurie për nxënësit, përmbylli rrugëtimin e saj të çmuar në arsim dhe doli në pension.

- Advertisement - m2

Përkushtimi, urtësia dhe profesionalizmi i saj do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të bukura dhe historisë së shkollës sonë. Gjurmët që la ndër vite, në jetën e nxënësve dhe në kolektivin e shkollës, janë dëshmi e një misioni të përmbushur me dinjitet, përgjegjësi dhe dashuri për arsimin.

Në emër të gjithë kolektivit të shkollës, i shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për kontributin e çmuar ndër vite dhe i urojmë shëndet të mirë, lumturi, qetësi shpirtërore dhe shumë çaste të bukura pranë familjes e njerëzve të dashur, në këtë kapitull të ri të jetës.

Faleminderit për gjithçka, e nderuara mësuese Bahrije! Urojmë që vitet në vijim t’ju sjellin po aq gëzim e dashuri sa keni dhuruar ndër vite.

Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoria dhe kolektivi i SHFMU “Mihal Grameno”

854480709 1093346153684129 18331777196751513 n