Shkolla “7 Shtatori” Begracë ka njoftuar se është pensionuar mësuesi Haziz Krasniqi.
Shkolla thotë se mësuesi Haziz për shumë vite palodhur në edukimin e brezave.
Njoftimi i shkollës:
I nderuari mësuesi Haziz Krasniqi!
Urime pernsionimi📚
Pas shumë viteve përkushtimi, sakrifice dhe punë të palodhur në edukimin e brezave, erdhi koha që te gëzoni frytet e punës suaj të çmuar.
Kontributi juaj do të mbetet gjithmon i çmuar, ndërsa gjurmet që keni lënë në zemrat dhe kujtesën e nxënësve do të vazhdojnë të jetojnë ndër breza.
Ju urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë momente të bukura me familjen tuaj.
Gëzofshi pensionimin, me krenarinë e një mësuesi qe ka dhënë shumë për arsimin dhe shoqërinë!