Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësja Selvije Halimi, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se kontributi, puna e palodhshme dhe dashuria e mësueses Selvije për profesionin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kujtimet e kolegëve.
Njoftimi i shkollës:
🌷 Urime pensionimi, e nderuara mësimdhënëse Selvije Halimi!
Pas shumë vitesh punë, përkushtimi dhe angazhimi në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, ju përcjellim me respekt dhe mirënjohje të thellë.
Kontributi juaj, puna e palodhshme dhe dashuria për profesionin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kujtimet e kolegëve.
Dija dhe vlerat që keni përcjellë do të jetojnë ndër breza.
Me rastin e pensionimit, ju urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë çaste të bukura pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur.
Qoftë kjo etapë e re e jetës e mbushur me paqe, gëzim dhe dashuri!
Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar në arsim! Urime pensionimi!
