Pensionohet Maliq Kryeziu, sekretari i shkollës “Lasgush Poradeci” në Kijevë

- Advertisement5 -

Sekretari i Shkollës Profesionale në Kijevë, Maliq Kryeziu, është pensionuar pas një periudhe të gjatë angazhimi në shërbim të arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur Arbëreshë Krasniqi, e cila ka pritur në takim Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite, jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në shërbim të çështjes kombëtare.

- Advertisement - M1

Në këtë rast, Krasniqi ka shprehur respekt dhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij, duke theksuar rëndësinë e kontributit të njerëzve që kanë shërbyer ndër vite në arsim dhe në shoqëri.

Me rastin e pensionimit, ajo i ka uruar Maliq Kryeziut shëndet dhe të gjitha të mirat në këtë etapë të re të jetës, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.