Pensionohet edukatorja Rabishe Racaj



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Dëshmorët” në Volljakë ka njoftuar se është pensionuar edukatorja Rabishe Racaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla tutje thotë se gjurmët e punës së saj do të mbeten pjesë e kujtimeve të bukura të shkollës.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

SHFMU “Dëshmorët” Volljakë

Me rastin e pensionimit të edukatores Rabishe Racaj

- Advertisement - m2

Në këtë moment të veçantë, në emër të Drejtorisë së shkollës dhe të gjithë stafit të SHFMU “Dëshmorët” – Volljak, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për vite të tëra punë, përkushtimi dhe dashurie ndaj fëmijëve dhe profesionit të edukatores.

Me durimin, ngrohtësinë dhe përkushtimin tuaj të përditshëm, keni dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Gjurmët e punës suaj do të mbeten pjesë e kujtimeve të bukura të shkollës sonë.

Edhe pse nga sot fillon një kapitull i ri i jetës suaj, kontributi dhe kujtimet tuaja do të mbeten gjithmonë me ne.

Ju urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë, qetësi, mbarësi dhe shumë momente të lumtura pranë familjes suaj. Tani është koha që të shijoni frytet e punës suaj të palodhshme.
Me respekt dhe mirënjohje të përzemërt,

Drejtoria dhe stafi i SHFMU “Dëshmorët” – Volljakë.

13 1