Pensionohet Bedrije Bojniku Jashari, bibliotekiste e shkollës “Asim Vokshi”, në Prishtinë

- Advertisement5 -

Është pensionuar bibliotekistja e shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë, Bedrije Bojniku Jashari, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se për katër dekada, ajo ishte pjesë e pandashme e jetës së shkollës, duke u përkushtuar me dashuri ndaj librit, nxënësve dhe kolektivit.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Asim Vokshi”:

🌷 Mirënjohje për 40 vite përkushtim – Urime pensionimin, Bedrije Bojniku Jashari!
Sot, në një ditë të veçantë dhe plot emocione, u përshëndetëm me bibliotekisten e shkollës sonë, Bedrije Bojniku Jashari, e cila pas 40 vitesh punë, përkushtim dhe kontribut të çmuar, përmbylli me dinjitet rrugëtimin e saj profesional.

Për katër dekada, ajo ishte pjesë e pandashme e jetës së shkollës, duke u përkushtuar me dashuri ndaj librit, nxënësve dhe kolektivit. Kontributi i saj do të mbetet i gdhendur në kujtesën e shumë brezave që kaluan nëpër këtë shkollë.

- Advertisement - m2

Kolektivi i SHFMU “Asim Vokshi” i shpreh mirënjohjen më të thellë për punën dhe përkushtimin e saj ndër vite dhe i uron pensionim të mbarë, shëndet, qetësi dhe shumë momente të bukura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.

Faleminderit për 40 vite të jashtëzakonshme!