Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapçevë të Malishevvs ka njoftuar se është pensionuar arsimtari Afrim Selimi.
Rrugëtimin e tij në arsim e nisi në vitet e vështira të ’80-ta, duke qëndruar i palëkundur në mbrojtje të gjuhës shqipe, identitetit dhe edukimit të brezave të rinj.
Në ditët më të vështira për atdheun, Afrim Selimi iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kontribuar me guxim e përkushtim për lirinë e vendit.
Pas çlirimit, misionin e tij e vazhdoi në SHFMU “Petro Nini Luarasi”, ku për dekada ishte më shumë se mësimdhënës – një udhërrëfyes, mentor dhe mbështetje për breza të tërë nxënësish.
Me urtësinë, profesionalizmin, durimin dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme te nxënësit dhe kolegët, duke u bërë shembull i integritetit, karakterit dhe dashurisë për atdheun.
