Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Shaban Shkololli, profesor i njohur i kimisë dhe veteran i arsimit pejan e kosovar.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në arsim, Shkololli dha një kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave, duke lënë gjurmë në institucionet arsimore ku shërbeu.
Ai punoi në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, në Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë si dhe në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, ku edhe përfundoi karrierën e tij profesionale me pensionim.
Përkushtimi i tij ndaj arsimit dhe dijes do të mbetet pjesë e kujtesës së kolegëve, ish-nxënësve dhe studentëve që patën rastin të mësonin prej tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më 15 tetor, në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.
Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan profesor Shaban Shkolollin./Njeshi/