Pas rreth 30 vitesh në arsim, pensionohet profesori Milazim Sadiku



nder titull

- Advertisement5 -

Pas rreth tri dekadash punë dhe përkushtimi në arsim, profesori i edukatës fizike, Milazim Sadiku, është pensionuar nga Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e kësaj shkolle, ku thuhet se kolektivi i gjimnazit e ka përcjellë profesorin Sadiku në pension, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin fizik dhe sport.

- Advertisement - M1

Gjatë karrierës së tij profesionale, Sadiku ka kontribuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave të nxënësve, duke promovuar rëndësinë e aktivitetit fizik, sportit, disiplinës dhe frymës sportive.

Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe angazhimin e tij, drejtori i shkollës, Semir Gashi, i ndau një mirënjohje simbolike, si vlerësim për kontributin e dhënë në jetën arsimore dhe sportive të gjimnazit.

Me rastin e pensionimit, kolektivi i Gjimnazit “Ulpiana” i ka shprehur falënderime për vitet e punës dhe bashkëpunimit, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe momente të bukura në këtë etapë të re të jetës.

- Advertisement - m2