Mësimdhënësja Sanije Thaçi është pensionuar pas më shumë se 40 vitesh kontribut në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Kolektivi i shkollës “Hilmi Hoti” në Carallukë e ka përcjellë me respekt dhe mirënjohje, duke e falënderuar për përkushtimin e saj shumëvjeçar në arsim.
Me këtë rast, kolektivi i shkollës i ka uruar shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi pranë familjes, duke vlerësuar kontributin e saj ndër vite.


