Pas 43 vitesh kontribut në arsim, pensionohet mësimdhënësi Eqrem Bajraktari

- Advertisement5 -

Shkolla “Sulejman Vokshi”, në Polluzhë ka njoftuar se pas plot 43 vitesh punë, përkushtim dhe kontribut të çmuar në arsim, është pensionuar mësimdhënësi i gjuhës shqipe, Eqrem Bajraktari, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se gjatë karrierës së tij të gjatë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve, duke përcjellë tek ata jo vetëm njohuritë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe vlerat e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Pas plot 43 vitesh punë, përkushtim dhe kontribut të çmuar në arsim, pensionohet mësimdhënësi i gjuhës shqipe, Eqrem Bajraktari.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve, duke përcjellë tek ata jo vetëm njohuritë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe vlerat e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë.

- Advertisement - m2

Përkushtimi, puna e palodhshme dhe dashuria për profesionin e mësimdhënësit e bëjnë atë një shembull të respektuar për kolegët dhe nxënësit e tij.

Me rastin e pensionimit, i shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për 43 vitet e tij në shërbim të arsimit.

I nderuar Eqrem Bajraktari, ju urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës suaj!

Faleminderit për çdo orë mësimi, për çdo brez të edukuar dhe për gjurmët e pashlyeshme që lini në arsimin shqip!

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Sinan Bajraktari

ms
Screenshot