Gjimnazi “Qemal Stafa”, në Tiranë ka nderuar mësuesen e biologjisë, Refide Xhafkollari, me rastin e përfundimit të karrierës së saj profesionale pas 40 vitesh përkushtim në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Mbi 30 vjet të karrierës së saj, ajo i kaloi në këtë gjimnaz, ku kontribuoi në edukimin dhe formimin e shumë brezave të nxënësve. Përveç dijes shkencore, mësuesja Xhafkollari përcolli te nxënësit edhe vlera njerëzore, dashurinë për jetën dhe respektin për natyrën.
Me këtë rast, shkolla shprehu mirënjohje për kontributin e saj shumëvjeçar, duke i uruar pension të mbarë, shëndet dhe momente të bukura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.

Njoftimi i plotë:
Nderim dhe respekt për mësuesen tonë të biologjisë, Refide Xhafkollari🧬🌱
🌿 Një jetë në edukim, një jetë mes nxënësve, një jetë mes brezash!
Me mirënjohje dhe respekt të thellë, në ditët e fundit të shtatorit vlerësuam kontributin e çmuar të mësueses sonë të biologjisë, e cila për 40 vite iu përkushtua edukimit dhe formimit të brezave të tërë, duke lënë gjurmë të vyera në jetën e shumë nxënësve.
Mbi 30 vite të këtij rrugëtimi fisnik i lidhi me gjimnazin tonë, ku me profesionalizëm, pasion dhe përkushtim, përcolli jo vetëm dijet shkencore, por edhe vlera njerëzore, dashurinë për jetën dhe respektin për natyrën. Përtej mësimdhënies, ajo ishte një udhërrëfyese për nxënësit, një kolege e çmuar dhe një shembull i përkushtimit ndaj misionit fisnik të mësuesit.
Kontributi i saj mbetet pjesë e historisë dhe e kujtesës së shkollës sonë. Dija që ka përcjellë, vlerat që ka kultivuar dhe gjurmët që ka lënë në formimin e brezave do të vazhdojnë të jetojnë përtej viteve të punës, si dëshmi e një jete të përkushtuar arsimit.
🌷 Mirënjohje për çdo vit të dhënë dijes, për çdo nxënës të formuar dhe për çdo gjurmë të lënë në rrugëtimin e arsimit!
E dashur mësuese Refide, ju urojmë pension të mbarë, me shëndet, qetësi, gëzim dhe sa më shumë çaste të bukura pranë njerëzve tuaj të dashur!
Le të jetë kjo fazë e re e jetës një mundësi për të shijuar frytet e një karriere të gjatë e të vyer, me krenarinë se keni përmbushur një nga misionet më fisnike: të edukosh, të frymëzosh dhe të lësh gjurmë në jetën e të tjerëve. 💚
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë,�Familja e gjimnazit “Qemal Stafa”