Pas 34 vitesh në arsim, pensionohet mësimdhënësi Ruzhdi Duraku



nder titull

- Advertisement5 -

Mësimdhënësi Ruzhdi Duraku ka përmbyllur rrugëtimin e tij profesional në arsim, pas 34 vitesh punë, përkushtim dhe kontribut në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, Drejtoria dhe kolektivi i shkollës “Bajram Curri” në Krushë të Madhe kanë shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar, duke vlerësuar veçanërisht përkushtimin në periudhat më të vështira për arsimin.

- Advertisement - M1

Ruzhdi Duraku i përket gjeneratës së mësimdhënësve që profesionin e tyre e ushtruan edhe në rrethana të rënda e sfiduese, kur misioni i mësimdhënësit kërkonte jo vetëm dije dhe përgjegjësi profesionale, por edhe sakrificë e dashuri për edukimin e brezave të rinj.

Që nga viti 1992, për plot 34 vite, ai i shërbeu arsimit me dinjitet dhe përgjegjësi, duke dhënë një kontribut të çmuar në shkollën “Bajram Curri” dhe në formimin e shumë gjeneratave të nxënësve.

Drejtori i shkollës, në emër të kolektivit dhe personalisht, e ka falënderuar mësimdhënësin Duraku për gjithë kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar se gjurmët e punës së tij do të mbeten në kujtesën e ish-nxënësve, respektin e kolegëve dhe historinë e shkollës.

- Advertisement - m2

Me rastin e pensionimit, atij i janë uruar shëndet, jetë të gjatë dhe momente të bukura pranë familjes, ndërsa mirënjohja për 34 vitet në shërbim të arsimit është vlerësuar si e përhershme.

879511783 1833454041407887 7947722640170262139 n

886187750 973559609161508 5779412495714185613 n