Pas 34 vitesh kontribut në arsim, është pensionuar profesori Nazmi Durguti nga Rahoveci.
Njofitmin e ka dhënë shkolla “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec.
Njoftimi i plotë:
MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR PËRKUSHTIM NË ARSIM!
Pas 36 vitesh punë të palodhshme në arsim, profesori Nazmi Durguti përmbylli rrugëtimin e tij profesional, duke dalë në pension pas një karriere të gjatë e të frytshme në Shkollën e Mesme të Lartë „Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec.
Gjatë këtyre 36 viteve, profesori Nazmi la gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e shumë brezave të rinj. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për dijen, ai dha një kontribut të çmuar në arsim, duke qëndruar pranë nxënësve edhe në kohët e vështira të viteve të ’90-ta, e po ashtu edhe në vitet e pasluftës.
Puna e tij nuk ishte vetëm përcjellje e dijes, por edhe edukim, frymëzim dhe përgatitje e brezave për të ardhmen. Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë së shkollës sonë dhe kujtesës së shumë nxënësve që patën fatin të mësonin prej tij.
Në emër të drejtoreshës së shkollës, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim profesorit Nazmi Durguti mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për gjithë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite.
Ju urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë, lumturi, qetësi dhe shumë momente të bukura pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur!
Faleminderit për 36 vite përkushtim, sakrificë dhe shërbim në edukimin e brezave!
