Onea Kurteshi nga Gjilani e para në Shkencat Natyrore, do ta përfaqësojë Kosovën në SHBA



nder titull

- Advertisement5 -

Onea Kurteshi renditet në vendin e parë në Shkencat Natyrore për nivelin e klasës së katërt, në kuadër të Olimpiadës së 5-të NEO Science Olympiad.

- paragrafi 1 -

Sapo janë shpallur rezultatet e kësaj olimpiade, ku Onea Kurteshi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur e para në mesin e dhjetë nxënësve më të mirë të kësaj kategorie.

- Advertisement - M1

Ky rezultat nuk është vetëm sukses personal dhe familjar, por edhe krenari për Gjilanin dhe për mbarë Republikën e Kosovës. Arritja e Oneas dëshmon se talenti, dija dhe përkushtimi i nxënësve tanë mund të shkëlqejnë edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tre nxënësit e parë në secilin nivel të klasës përfitojnë zbritje prej 75%, 50% dhe 25% për pjesëmarrje në Finalen e Madhe të NEO-s në Orlando, SHBA.

Regjistrimi për finalen do të hapet më 30 tetor 2026, ndërsa rezultatet e plota dhe certifikatat do të jenë në dispozicion nga 28 tetori 2026, përmes platformës së nxënësve të NEO-s.

- Advertisement - m2

Finalja e Madhe do t’u ofrojë nxënësve mundësi të veçanta, përfshirë vizitën në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s.