Nxënësja Sureje Kastrati promovon librin e saj “Kur zemra shkruan”



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë ka organizuar promovimin e librit “Kur zemra shkruan”, të autores së re dhe nxënëses së kësaj shkolle, Sureje Kastrati, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet morën pjesë mësimdhënës, nxënës, prindër dhe mysafirë, të cilët ndanë emocione dhe vlerësuan arritjen e nxënëses, e cila ka shprehur mendimet, ndjenjat dhe ëndrrat e saj përmes fjalës së shkruar.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të shkollës, promovimi i librit përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe kreativitetit të nxënësve, të cilët meritojnë mbështetje dhe hapësirë për zhvillimin e aftësive të tyre.

Drejtori i shkollës, Visar Osmani, gjatë fjalës së tij premtoi se institucioni do të vazhdojë t’i mbështesë krijuesit e rinj, aq sa ia lejojnë mundësitë dhe kapacitetet, duke u ofruar hapësirë për promovimin e talenteve dhe arritjeve të tyre.

Ai theksoi se çdo sukses i nxënësve është krenari për shkollën dhe se talentet e reja kanë nevojë për përkrahje, inkurajim dhe mundësi për të ecur përpara.

- Advertisement - m2

Shkolla “Emin Duraku” vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet familjes dhe shkollës në edukimin dhe mbështetjen e nxënësve. Me këtë rast, falënderoi familjen Kastrati për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë rrugëtimit krijues të Surejes.

Përmes këtij aktiviteti, shkolla ritheksoi përkushtimin për të krijuar një mjedis ku, përveç dijes, nxiten edhe kreativiteti, shprehja artistike dhe zhvillimi i talenteve të gjeneratave të reja.

Promovimi i librit “Kur zemra shkruan” shënon një arritje të veçantë për Sureje Kastratin dhe një shembull frymëzues për nxënësit e tjerë që dëshirojnë t’i zhvillojnë prirjet e tyre krijuese.

2 5

857757693 1105835315170341 6366781003804814355 n