Nxënësja Kanita Abdyli, nga shkolla “Shkëndija” në Hajvali, është zgjedhur kryetare e Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit, duke marrë besimin e anëtarëve të kësaj asambleje, shkruan AlbanianEducation.net.
Lajmi është bërë i ditur nga shkolla “Shkëndija”, e cila e ka vlerësuar këtë arritje si një sukses të rëndësishëm për nxënësen dhe institucionin arsimor.
Sipas shkollës, në këtë rol Kanita do të ketë përgjegjësinë të përfaqësojë zërin, idetë dhe interesat e fëmijëve të kryeqytetit.
Drejtoria dhe kolektivi i shkollës e kanë përgëzuar për zgjedhjen, duke i uruar suksese në mandat dhe në realizimin e iniciativave të saj në shërbim të bashkëmoshatarëve.