Nxënësja Jara Kasapolli – një shembull i talentit dhe i arritjeve artistike

- Advertisement5 -

Nxënësja Jara Kasapolli e shkollës “Asdreni” në Pejë po shquhet për talentin dhe arritjet e saj në fushën e muzikës, duke dëshmuar aftësi si në këndim, ashtu edhe në interpretimin e pianos, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të publikuar nga shkolla, Jara ka marrë pjesë në festivale të këngës për fëmijë, ku ka interpretuar këngët “Dajmed”, “Violinë”, “Fluturat” dhe “Kokrra e Rrushit”.

- Advertisement - M1

Përveç këndimit, ajo ka marrë pjesë edhe në gara muzikore të pianos në Kosovë dhe në Tiranë të Shqipërisë, ku ka dëshmuar përkushtimin e saj në zhvillimin e aftësive artistike.

Medaljet, çmimet dhe vlerësimet e fituara ndër vite, sipas shkollës, pasqyrojnë punën e vazhdueshme të nxënëses për kultivimin e talentit muzikor.

Shkolla “Asdreni” ka shprehur krenarinë për arritjet e Jarës, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së talenteve të nxënësve dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e potencialit të tyre artistik.

- Advertisement - m2

Përmes aktiviteteve muzikore, nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë kreativitetin, vetëbesimin dhe aftësitë e tyre interpretuese.

Shkolla i ka uruar Jarës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj muzikor.