Nxënësja Alisa Jashanica boton librin “Tregime të përzgjedhura”

- Advertisement5 -

Nxënësja Alisa Jashanica, nga shkolla “Migjeni” në fshatin Rufc i Ri të Lipjanit, ka botuar librin e saj me titull “Tregime të përzgjedhura”, me nëntitullin “Nga jeta, natyra dhe imagjinata…”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Libri “Tregime të përzgjedhura”, siç sugjeron edhe titulli, sjell një përmbledhje tregimesh të frymëzuara nga jeta, natyra dhe imagjinata, duke krijuar hapësirë për botën e mendimeve dhe të krijimtarisë së autores së re.

- Advertisement - M1

Botimi i një libri nga një nxënëse është një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët, pasi tregon se pasioni për leximin dhe shkrimin mund të shndërrohet në një nismë konkrete krijuese.

Suksesi i Alisës është një arsye për të vlerësuar talentin e të rinjve dhe për të nxitur më tej kulturën e leximit dhe të krijimtarisë letrare në shkolla.

Alisa Jashanicës i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj krijues, me shpresën që ky të jetë vetëm fillimi i shumë botimeve të tjera.

- Advertisement - m2

libri

aaa9e4f7 695e 49c3 bd66 e68af9442f6e