Nxënësit e klasës 4/1 të shkollës “Pjetër Bogdani” certifikohen me Etiketën e Cilësisë në eTwinning



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasës 4/1 të shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, së bashku me mësuesen Vjollca Delijaj Hasani, janë certifikuar me Etiketën e Cilësisë në eTwinning për punën dhe suksesin e arritur në projektin “Nga lexues në qytetarë aktivë”.

- paragrafi 1 -

Ceremonia e certifikimit u organizua në ambientet e shkollës, ku nxënësit, mësuesja dhe prindërit ndanë gëzimin për këtë arritje, e cila vlerëson përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë realizimit të projektit.

- Advertisement - M1

Në këtë aktivitet morën pjesë Habibe Buzuku, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Genc Pilingjurka, përfaqësues i eTwinning Kosova, si dhe drejtori i shkollës, Nexhmedin Sejdiu.

Kontribut të veçantë në organizimin e ceremonisë dhanë edhe prindërit e nxënësve, të cilët u angazhuan në përgatitjen dhe dekorimin e klasës, duke krijuar një atmosferë festive për këtë ditë të veçantë.

Shkolla vlerësoi përkushtimin e mësueses Vjollca Delijaj Hasani në udhëheqjen e nxënësve gjatë projektit, si dhe bashkëpunimin me prindërit, të cilët kontribuuan në organizimin e aktivitetit.

- Advertisement - m2

1 6

Projekti “Nga lexues në qytetarë aktivë” lidh leximin me zhvillimin e nxënësve dhe nxit përfshirjen e tyre aktive në shoqëri. Përmes projekteve të tilla, nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e tyre, të bashkëpunojnë dhe të përfitojnë nga përvoja të reja mësimore.

Certifikimi shënon një arritje të rëndësishme për nxënësit e klasës 4/1 dhe shkollën “Pjetër Bogdani”, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, prindërve dhe institucioneve në mbështetjen e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

845902077 1386464526810893 9219319091254740155 n