Nxënësi Reis Bellaqa, i cili përfaqësoi Kosovën në garën ndërkombëtare EINSTEIN OLYMPIAD, të mbajtur në Berlin të Gjermanisë, ka shprehur mirënjohje për Komunën e Fushë Kosovës dhe Drejtorinë e Arsimit për mbështetjen e ofruar.
Në një falënderim publik, theksohet se kjo arritje është rezultat i përkushtimit, punës dhe dashurisë për dijen, por edhe i mbështetjes që të rinjtë marrin nga njerëzit dhe institucionet që besojnë në potencialin e tyre.
Në veçanti, Bellaqa ka falënderuar Drejtorinë e Arsimit në Fushë Kosovë dhe drejtorin Sabri Xhikoli për përkrahjen morale dhe financiare, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme.
Ai ka vlerësuar se përkrahja institucionale është e rëndësishme për krijimin e mundësive që të rinjtë të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të përfaqësojnë vendin në gara ndërkombëtare.
