Nxënësi Almir Kurtulaj kualifikohet për garën e madhe shkencore në Amerikë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësi i gjimnazit “Xhevdet Doda”, Almir Kurtulaj, ka siguruar sërish kualifikimin për fazën e ardhshme të garës ndërkombëtare NEO Science Olympiad, duke synuar pjesëmarrjen në Finalen e Madhe që do të mbahet në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, ky sukses vjen pas arritjeve të tij të jashtëzakonshme vitin e kaluar në New York, duke dëshmuar vazhdimësinë e rezultateve në garat ndërkombëtare të matematikës dhe shkencave.

- Advertisement - M1

Në gjimnazin “Xhevdet Doda” vlerësojnë se sukseset e Almirit janë rezultat i talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, ndërsa shprehin krenarinë për arritjet e tij dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shkolla i ka uruar Almirit suksese në fazën e ardhshme të garës, me dëshirën që ai të arrijë rezultate sa më të mira edhe në finalen që do të mbahet në Orlando të SHBA-së.