Në vend të hyrjes
Në ditët e sotme është shumë lehtë për të marrë diplomë për të ushtruar profesionn e mësuesisë. Unë besoj se diploma është vetëm dokument për të hyrë në punë, por nuk e reflekton aftësin dhe përgatitjen me dije të personit për punë. Unë mendoj se aftësia më e madhe është të dallojmë ndjeshmërinë dhe dhuntinë e individit për të ushtruar rolin e mësuesit. Është me rëndësi mbi cilat njohuri dhe informacone bazohet individi për të ushtruar mësuesinë.
Kuptimi i mësuesisë është i lidhur shumë ngushtë me konceptimin dhe praktikën e edukimit. Këtu shtrohen shumë pyetje, si: A përbëjnë mësuesit grup profesional të mirëfilltë edukimi? A është ky profesion njëlloj si profeionet e tjera apo dallon? A është mësuesia një profesion i ndërtuar mbi bazë të standardeve edukative dhe pedagogjike?
1. Premisat
– Profesonin e mësuesisë e karakterizon një shkallë e lartë bindjeje dhe besnikërie
– Mësuesi duhet të reflektojë neutralitet politik, rigorozitet dhe pedanteri profesionale.
– Mësimdhënia dhe stërvitja janë sfida për mësuesin.
– Kultura e veçantë profesionale është atribut që e veçon mësuesin.
– Njohurit nga stërvitjet dhe njohuritë pedagogjike integrohen tërësisht në punën mësimore..
2. Qasjet dhe aspektet
2.1. Puna e mësuesit mbështetet në standarde
Profesioni i mësuesisë është një profesion i zhvilluar dhe i ndërtuar në bazë të standardeve të njohura profesionale-pedagogjike përkatësishtë të parimeve të shkencës së mësuesisë e cila njihet me emrin pedeutologji. Katër karakteristiat themelore të modelit ideal të mësuesit, sipas mendimit tim janë:
– njohuritë bashkëkohore pedagogjike dhe menaxhuese,
– kompetencat profesionale dhe sociale,
– përgjegjësia e nevojshme profesionale dhe njerëzore, dhe
– të mësuarit e vazhdueshëm dhe përsosja profesionale.
2.2.Stërvitja
Mendoj që udhëzimi më i bukur për një mësues është përsosja profesionale dhe mësuesi është nga ata nxënës që duhet të lexojë dhe të mësojë pa ndërprerë. Përsosja profesionale është pjesë e pandarë e puës mësimore. Mësuesi duhet të mësoj të menaxhojë ngritjen profesionale. Sidomos nëse është një mësues i ri dhe pa pëvojë. Qasja ime me këtë rast është që përmes edukimit dhe arsimimit permanent të shpjegoj dhe të tregoj se sa e rëndësishme është kujdesi që i kushtojmë aftësimit profesional për sigurimin e cilësisë së punës arsimore. Përsosja dhe investimi në ngritjen personale janë shumë më tepër se një diplomë, janë të vetmit mjete që përmirësojnë me sukses ngritjen personale dhe profesionale. Vetëm pas kësaj mund të ecësh përpara, apo të rindërtosh më fortë procesin aksiologjik dhe gnoseologjik e mësimdhënien inovative.
Pra, trajnimi dhe stërvitja funksionojnë si një sistem koherent për përmirësimin e kulturës së punës mësimore, bashkëkohësimin e njohurive si dhe rritjen e aftësive për të përcjell njohuritë te nxënësit. Të mos harrojmë se një stërvitje e suksesshme e ndihmon mësuesin të përballojë të gjitha sfidat e mësimdhënies bashkëkohore. Jo vetëm unë, por edhe shumë ekspert bien dakord se ndikimi i stërvitjes është një çështje për rikthimin e një force stabiliteti dhe identiteti të mësuesit përmes freskimit të diturive. Ky proces mbetet një kërkesë e fortë sa ndikuese mund të jenë pjesëmarrjet në stërvitje për fatin e mësuesve të mëdhenjë e të suksesshëm.
Detyra e trajnuesit është që të ndihmojnë mësuesit, të korrigjojnë qasjet mësimore, të afrojnë struktura e dije të reja dhe të ndjekin se si realizohen kërkesat dhe detyrat e nëse është e nevojshme edhe t’i motivojnë mësuesit që të japin maksimumin nga vetja.
2.3.Për mësimdhënie kreative dhe fleksibile
Të edukosh dhe të arsimosh është vështirë, por nuk është lehtë të jesh i edukuar dhe i arsimuar.
Arsimi universitar për të gjitha drejtimet jo vetëm për mësuesit dhe gjithçka që mësohet në fakultet jo gjithmonë zbatohet në punë për dy arsye. E para, nuk është mjaftueshëm, ka shumë shprazëtira, dhe e dyta, njerëzit nuk janë aftësuar për punën e mëuesit sepse u mungojnë konceptet dhe qasjet bashkëkëhore për edukim, u mungojnë njohjet metodologjike për mësimdhënie kreative dhe inovative. Kjo bën që mëuesit e ri dhe jo vetëm, njohuritë e tyre akademike (pedagogjike, didaktike, metodologjike e teknologjike), ti ngrenë në një nivel më të lartë dhe të dijnë se ku të kërkojnë informacionet e duhura e përkatëse, të cilat vazhdimisht do t’i avancojnë profesionalisht.
Unë mendoj se aftësia më e mdhe ëshë të dallojnë se cilat njohuri apo informacione janë të rëndësishme dhe mbi cilat informacione mund të bazohen për të pasuruar qasjet dhe njohuritë për mësimdhënie. Mungesa e tyre kërkon stërvitje. Stërvitja është një mjet themelor që mund të ndryshojë shumë rrjedhën e punës mësimore dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies. Stërvitja dhe kujdesi për profesionin dhe ngritjen profesionale personale e përmirëson aftësinë për mësimdhënie dhe fleksibilitetin pedagogjik që padyshim kanë ndikim të fuqishëm në cilësinë e punës.
Mësuesi sa është koordinator, ligjërues, edukator, planifikues ai është edhe trajner edhe stërvitës. Ai si stërvitës duhet të japi motivimin fillestar, por megjithatë, secili nxënës duhet të ketë këmbënguljen dhe disiplinën e tij dhe të përpiqet të gjejë motivin e brendshlm që do t’i shtyjë përpara aktivitetet njohëse.
Stërvitja dhe trajnimi reflektojnë në disa drejtime në aftësimin e mësuesit për mësimdhënie inovatve, produktive dhe kreative.
Së pari janë dimensionet metodologjike apo qasja ndaj nxënësit, për shembull, mësuesi të fokusohet në organizimin e mësimt: mësim i bazuar në projekte, mësim bashkëpunues, mësim i personalizuar, mësim përmes teknologjisë.
Së dyti, metodat e mësimdhënies përmes të cilave realizohet mësimi në klasë, si psh. Metoda e të mësuarit përmes të zbuluarit, metoda e të mësuarit problemor, metoda e bisedës, dialogut dhe komunikimit, metoda e të lexuarit dhe analizës së tekstit, metoda e lojës didaktike, metoda e simulimit të rolit, metoda e projektimit etj.
Së treti, teknikat didaktike për shembull teknika e stuhisë së ideve (braunstorning), teknka e pyetjeve dhe përgjigjeve, teknka tabelare dhe venogrameve, teknika e të mësuarit sipas lojës, teknika e ndërrimit të roleve, teknika sipas rastit konkret.
Së katërti, modelet e mësimdhënies paraqesën dimensionin më të rëndësishëm për realizimin e mësimdhënies inovative dhe kreative. Modelet janë: klasik –mësuesi flet nxënësit dëgjojnë, modeli aristokratik, totalitar dhe demokratik, mësimdhënia interaktive, modeli teknologjik, modeli ERR (evokim, realizim, reflektim), mësimi i programuar, mësimi në largësi, modeli im: njohje, ndikim, formim dhe modeli përmes projekteve.
2.4.Të aftësohen nxënësit për jetë
Për mua gjëja më e rëndësishme e mësuesit është t’u mësoj fëmijëve respektin. Të dinë të respektojnë si njerëzit ashtu edhe përmbajtjen, sjelljen. Të njohin vlerën e vërtetë të gjërave dhe të jenë shembull i vërtetë për atë që e thonë. Të mos ngatërrojnë fjalët dhe veprat. T’u jape mudësinë të marrin vendime vetë dhe të mbajnë përgjegjësi. Të mësojnë se çfarë janë pasojat. T’i aftësojë që të shohin gabimin e tyre dhe të aftësohen ta korrigjojnë vetë. Mësuesi është gjithmonë pranë tyre, dhe duhet t’i mësoj, së pari, të mbështeten te vetja dhe të besojnë në vetvete. Mësuesi duhet ta ketë zakon t’i dëgjoj fëmijët dhe të përpiqet të gjykoj nga sjellja e tyre se në çfarë faze të zhvillimit gjenden, me çfarë probleme përballen dhe t’i ndihmojë t’i tejkalojnë vështirësitë, pengesat. Nxënësitë të bëhen të zotë, të arrirë dhe të sukesshëm.
Gjithçka në të ardhmen është vetëm një përmirësim dhe plotësim i njohurive profesionale me detaje të reja dhe të vogla.
2.5.Ndjeshmëria dhe dhuntia e mësuesit
Besoj se mësuesit dhe shkollat kanë punuar mirë në afrimin dhe afirmimin e nxënësve. E rëndësishme është që të ketë entuziazëm dhe besim te forca e dijes dhe forca e pedagogjisë. Unë po theksoj se pedagogjia nuk është shkencë ekzakte dhe se pavarësisht sfidave që dalin gjatë rrugës së edukimit, pedagogjia mbetet e fortë dhe konkurruese në edukimin e nxënësit.
Për të punuar me nxënës nevojiten edhe predispozita përkatëse. Ju punoni me fëmijë të moshës shkollore, duhet të keni ndjeshmëri dhe dhunti për t’u mundësur nxënësve të lidhen me ju. Përndryshe, jam dakord, edukimi është një sfidë, veçanërisht në këtë kohë kur të gjitha informacionet janë lehtësisht të arritshme fal teknologjisë. Gënjeshtrat apo premtimet funksionojnë në internet, gjithçka mund të lexohet aty dhe për këtë arsye mësuesit dhe prindët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me fëmijët dhe nxënësit, sepse interneti e ka marrë përparësinë e edukimit. Në fakt me zhvillimin e teknologjisë, internetit dhe inteligjencës artificiale në punën e mësuesit ka ndryshuar gjithçka. Mundësitë e komunikimit të mësuesit dhe prezantimit të punës së tij në arsim janë të pakufishme.
Ndjeshmëria dhe dhuntia janë dy veçori që e dallojnë mësuesin. Është tjetër gjë të jesh i arsimuar mirë dhe të njohësh punën, por është tërësisht tjetër gjë mënyra se si ua prezenton nxënësve njohuritë. Për të qenë mësues i mirë duhe të dish të përcjellësh njohuri.
Mësuesi duhet të përcjell jo vetëm njohuri, por edhe energji dhe motivim, të cilat i japin një kuptim tjetër punës mësimore dhe raporteve me nxënësit. Qasja ime me këtë rast është që përmes edukimit dhe stërvitjes të ve në pah se sa i rëndësishëm është kujdesi që i kushtojmë mësuesit për cilësinë e të mësuarit. Cilësia e mësimdhënies është një kërkesë shumë e fuqishme, të cilën nëse e kuptojmë thellësisht, do të gjejmë gjithmonë një mënyrë për ta përmirësuar.
2.6.Kompetencat e mësuesit
Puna e mësuesit e cila duhet të jetë kreative dhe inovative mbështet në disa standarde ose më mirë të them në disa kompetenca. Kompetencat që e dallojnë punën e një mësues nga tjetri janë:
– kompeteca komunikuese, kompetenca gjuhësore, kompetenca personale, kompetenca kulturore, kompetenca didaktike, kompetenca pedagogjike, kompetenca psikologjike, kompetenca sociale, kompetenca metrike apo vlerësuese, kompetenca për mësim gjatë gjithë jetës, dhe kompetenca morale apo etike.
Nëpërmjet këtyre kompetencave mësuesi e paraqet dhe e kupton vizionin e tij të punës mësimore. Kompetencat në fakt, lidhen me:
– angazhimin e mësuesit në procesin e mësimdhënies,
– zotërimin e përmbajtjeve mësimore,
– përfshirjen e mësuesit në akiivitete mësimore, dhe
– reagimin apo sjelljen e mësuesit.
2.7. Përparësia e teknologjisë
Më pëlqen gjithë ai angazhim rreth realizimit të mësimdhënies rreth përgatitjes së planit vjetor, planit ditor apo konspektit, ndërtimin e gjeometrisë së klasës për mësim në formë grupore, për mësim inovativ, peceptimi, drejtimi i aktivteteve njohëse, zbukurimit të klasës, emocioneve pozitive, sigurisë gjatë mësimdhënies dhe krijimit të një procesi cilësor të mësimit. Megjithatë, mësuesi, edukatori përballet me probleme të shumta. Sepse arsimi përparon me shpejtësinë e teknologjisë. Janë duke u zbatuar forma e metoda të reja të arsimimit. Teknologjia ofron shumë përparësi. Çdo gjë që ofron teknologjia duhet të shikohet mirë mbase ajo ka anët pozitive dhe negative. Varet nga prindi dhe mësuesi se nga cila anë do të orientohen fëmijët, nxënësit
Teknologjia jo vetëm që kërkon por edhe imponon një sfidë të re dhe shihet si një mundësi apo profil i përshtatshëm për të marrë përsipër rolin e titullarit në punën me nxënës. Edhe pse nuk e ka zëvendësuar mësuesin, por dukshëm e ka zbeh rolin dhe kontributin e mësuesit në edukim. Një fokusim apo një rol i tillë nuk do të ndryshonte vetëm pamjen e jashtme të mësimdhënies por do ta rikompozoj edhe hierarkinë në punën e klasës, duke sjellë dinamika të reja në garën për sukses dhe përparim të nxënësve, veçanërisht kjo ka të bëjë me inteligjencën artificiale.
2.8.Mesazhi im për mësuesit
Për fund mesazhi im është: Edukm, përvojë, punë, durim dhe shumë dashuri për nxënësit. Për këdo që dëshiron të jetë superior në punën që bën, i rekomandoj që të mos ndalojë së mësuari dhe të përpiqet, por edhe të jetë i gatshëm të fitojë përvojë. Mësuesi është student i përjetshëm. Unë do t’u rekomandoja të gjithëve të jenë shumë të kujdeshëm dhe të dëgjojnë këshillat e njerëzve që kanë arsimimin e duhur për atë që prezantojnë.
Mësuesve të ri dhe jo vetëm, u rekomandoj që ta bëjnë punën arsimore me ndershmëri dhe zell, të mos ndërhyjnë në prapaskena politike, ta duan dhe të luftojnë për profesionin e mësuesisë
Prioritetet, sfidat dhe arritjet janë përcaktuesi për synimet dhe ambiciet e mira për të ardhmen e një mësuesi në karrierë.
Arsimi është një proces i vazhdueshëm interaktiv mes edukimit të mendjes dhe aftësimit profesional. Vetëm me një arsimim bashkëkohor dhe mësues të aftësuar profesionalisht nxënësit mund të bëhen të zotë, të arrirë dhe të suksesshëm.
Mos ki frikë të mësosh dhe të eksperimentosh – mësimdhënia është art dhe proces i të mësuarit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara