Nga Shqipërim Qeriqi: Si të ngritet cilësia në arsim?

- Advertisement5 -

1.Mësimdhënia të përqëndrohet më shumë te nxënësi dhe më pak mësim mekanik e më shumë të menduar kritik, debate, zgjidhje problemesh, bashkëpunim dhe punë praktike.

- paragrafi 1 -

2.Vlerësim dhe qasje që reflekton dijen reale ,pra çfarë di dhe çfarë është në gjendje të bëjë nxënësi.

- Advertisement - M1

3.Duhet të vazhdojë zhvillimi profesional i mësimdhënësve – trajnime që lidhen me nevojat reale të klasës.

4.Mbështetje më e madhe për mësimdhënësin – më pak punë administrative dhe më shumë kohë për planifikim, përgatitje dhe punë me nxënësit.

5.Kompetenca më shumë për drejtorët në udhëheqje dhe menaxhim, por edhe përgjegjësi të qarta për rezultatet dhe cilësinë e mësimit.

- Advertisement - m2

6.Përmes vlerësimit të brendshëm– çdo shkollë duhet të dijë qartë: Ku ka arritur? Çfarë nuk po funksionon? Çfarë duhet të përmirësojmë?

7.Leximi dhe matematika prioritete që nga klasat e para, të cilat janë baza, mbi të cilat ndërtohet gjithë arsimi i mëvonshëm.

8.Përdorimi i teknologjisë, dixhitalizim i shkollave dhe përdorim më i madh i mjeteve të konkretizimit në orë mësimore.

9.Bashkëpunim më i madh shkollë–prind–komunitet. Prindi duhet të jetë bashkëpunëtor i perhershëm në edukimin e fëmijës, jo vetëm të kontaktohet kur ka problem.

10.Përkrahje e vazhdueshme për nxënësit me nevoja të ndryshme.

11.Autonomi më e madhe për shkollat, për iniciativa sipas nevojave të nxënësve.

12.Të matet rezultati, nëse nxënësit kanë përparuar, dhe në bazë të rezultateve të hartohen prioritetet.

1.Të rishikohet Kurrikula mësimore dhe të përshtaten tekstet me format e reja të mesimdhënies.

Pra, duhet të kemi:

-Mësimdhënës të përgatitur

-Nxënës aktiv dhe në qendër

-Vlerësim cilësor

-Udhëheqje cilësore dhe bashkëpunuese.

-Mbështetje reale dhe gjithëpërfshirëse për çdo nxënës.

Autori është drejtor në SHFMU”Katër Dëshmorët “ Krojmir-Lipjan