Nga Shahbaze Grajqevci: Shtëpitë-shkolla, simbol i qëndresës dhe i dashurisë për dijen



nder titull

- Advertisement5 -

Kur oborret e shkollave tona u mbuluan nga hijet e rënda të dhunës dhe padrejtësisë, kur drita e dijes u tentua të shuhej me helmin e errësirës.

- paragrafi 1 -

Ishte pranverë e rëndë e vitit 1990, kur helmi u hodh mbi fëmijët dhe nxënësit tanë të pafajshëm.

- Advertisement - M1

Ajo mbetet një nga pranverat me plagët më të thella në historinë e arsimit dhe të kombit tonë sepse u helmua drita e dijes, u plagos ardhmëria, por etja për dije nuk u shua.

Thuhet se kohët shërojnë plagë por ka plagë që nuk mbyllen me kalimin e viteve, sepse nuk prekin mishin, por shpirtin e një kombi. Ishte një kohë kur oborret e shkollave tona u mbuluan nga hijet e rënda të dhunës dhe padrejtësisë, kur drita e dijes u tentua të shuhej me helmin e errësirës.

Ishin çaste të errëta, ku u cënua e nesërmja e po rrezikohej zemra dhe mendja e fëmijëve tanë.

- Advertisement - m2

Por populli ynë është dëshmia e një të vërtete të pamposhtur se dija nuk mund të burgoset.

Ato ditë, kur dyert e institucioneve u mbyllën me forcë, u hapën dyert e tjera — ato të shtëpive-shkolla.

Oborret u zhvendosën në dhomat e ngushta, por me dritare të hapura nga shpresa.

Mësuesit, me zemrat në dorë, dhe nxënësit, me sytë plot etje për të kuptuar botën, dëshmuan se libri është mburoja më e fortë kundër çdo stuhie. Aty nuk mbrohej vetëm një lëndë mësimore por po mbrohej identiteti, dinjiteti dhe e drejta për të qenë njerëz të lirë.

Helmi preki trupat tanë por kurrë mundi të prekë ëndrrën. Përkushtimi i atyre viteve mbetet monumenti më i lartë i rezistencës pa armë, ku arma e vetme që ne e kishim ishte lapsi dhe libri.

Sot, duhet të kujtojmë me përulje se çdo shkronjë e mësuar atëherë është fitore e jetës mbi harresën dhe se etja për dije nuk u shua, por u bë flakë që na ndriçon edhe sot.

IMG 0227