Qysh e ke arsimin sot, e ke kombin nesër
Në aspektin sociologjik, arsimi është një nga institucionet themelore përmes të cilit një shoqëri përcjell dijen, vlerat, normat dhe kulturën nga një brez te tjetri. Prandaj, mënyra se si e ndërtojmë arsimin sot, në një masë të madhe, përcakton se çfarë shoqërie do të kemi nesër.
Shkolla nuk duhet të prodhojë vetëm nxënës që dinë të japin përgjigje, por qytetarë që dinë të mendojnë, të argumentojnë, të respektojnë tjetrin dhe të mbajnë përgjegjësi për shoqërinë.
Nëse arsimi mbështetet mbi cilësinë, meritën, dijen dhe edukimin qytetar, ai krijon kapital njerëzor dhe shoqëror. Nëse, përkundrazi, arsimi zhvlerësohet, mësuesi humb autoritetin profesional, ndërsa diploma ndahet pa dije e kompetencë, pasojat nuk mbeten vetëm brenda shkollës. Ato shfaqen më vonë në institucione, në ekonomi, në politikë dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Prandaj, investimi në arsim nuk është thjesht investim në një nxënës të sotëm. Është investim në mjekun, mësuesin, inxhinierin, intelektualin, qytetarin dhe udhëheqësin e nesërm.
Për Kosovën, kjo është veçanërisht e rëndësishme. Një shtet nuk ndërtohet vetëm me infrastrukturë dhe institucione; ai ndërtohet mbi njerëz të arsimuar, të përgjegjshëm dhe me vetëdije qytetare.
Sepse një shoqëri e mirë nuk fillon në parlament, por në klasë,prandaj e ardhmja e kombit varet nga Arsimi sot