Nga Refki Demaj: Institucionet ta trajtojnë çështjen e pensioneve të mësimdhënësve që punuan gjatë viteve ’90



nder titull

- Advertisement5 -

VITET ’90 DHE DREJTËSIA PENSIONALE

- paragrafi 1 -

Çështja e pensioneve të mësimdhënësve që punuan gjatë viteve ’90 nuk është thjesht çështje administrative. Është çështje e drejtësisë sociale, dinjitetit të punës dhe përgjegjësisë së shtetit ndaj një brezi që e mbajti gjallë arsimin shqip në rrethana të jashtëzakonshme.

- Advertisement - M1

Ata punuan në shtëpi-shkolla, nën presion dhe rrezik, duke mbrojtur jo vetëm arsimin, por edhe një pjesë të rëndësishme të identitetit dhe kohezionit shoqëror të Kosovës.

Prandaj shtrohet një pyetje e drejtë:

A është e drejtë që vitet e punës dhe sakrificës së tyre të mos reflektohen në mënyrë të drejtë në të drejtat pensionale?

- Advertisement - m2

Kjo nuk është kërkesë për privilegj. Është kërkesë për drejtësi, barazi dhe njohje të një kontributi real.

THIRRJE INSTITUCIONALE

I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kuvendit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve , Ministrisë së Arsimit si dhe institucioneve përgjegjëse për skemën pensionale që ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe urgjencë.

Prandaj kërkesa duhet të jetë e qartë:

Të rishikohet kuadri ligjor dhe mënyra e trajtimit të viteve të punës së punëtorëve të arsimit gjatë viteve ’90, Vitet ’90 ishin kohë e sakrificës.
Sot duhet të jenë edhe kohë e drejtësisë.

Sepse pensioni nuk është lëmoshë.

Pensioni është e drejtë e fituar përmes punës dhe kontributit.

Kërkojmë rishikimin e bazës ligjore dhe të mënyrës së trajtimit të viteve të punës së mësimdhënësve gjatë viteve ’90, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë, ligjore dhe dinjitoze.

Kjo nuk është kërkesë politike. Është kërkesë për drejtësi sociale.

Vitet ’90 nuk duhet të mbeten vetëm në kujtesën historike.
Kontributi i atyre që e mbajtën gjallë arsimin shqip duhet të ketë peshën e tij edhe në dinjitetin e pensionit sot.