SBASHK-u paska ndryshuar qëndrimin lidhur me vlerësimin e mësimdhënësve?!
Prej kohësh kam shprehur mendimin se disa individë në SBASHK nuk po luftojnë domosdoshmërisht për interesat e mësimdhënësve, por më shumë për interesat dhe pozitat e tyre personale.
Sindikalizmi nuk duhet të jetë mjet për interesa individuale, as platformë për të ndërtuar karrierë personale.
Ai duhet të jetë zëri i mësimdhënësve, mbrojtësi i dinjitetit të tyre dhe përfaqësuesi i interesave të tyre profesionale.
Nëse sot qëndrimi ndryshon, lind një pyetje krejt e natyrshme: A po ndryshon qëndrimi në bazë të parimeve dhe argumenteve, apo sipas rrethanave dhe interesave të caktuara?
Mësimdhënësit meritojnë transparencë, qëndrueshmëri dhe përfaqësim të sinqertë, jo qëndrime që ndryshojnë sipas momentit. Ata nuk kanë nevojë për individë që flasin në emër të tyre, por për përfaqësues që vërtet luftojnë për ta.
Interesi i mësimdhënësve duhet të jetë mbi çdo interes personal!