Nga Aurora Lushaj Merxhani: Marrëdhënia mësues-prind, respekt dhe drejtësi

- Advertisement5 -

Marrëdhënia mes mësuesit dhe prindit duhet të ndërtohet mbi respektin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, gjithmonë në interesin më të mirë të fëmijës. Por, për fat të keq, gjatë rrugëtimit profesional ka dhe mësues që hasin vështirësi dhe përjetojnë situata ku nuk ndihen të vlerësuar dhe të trajtuar me drejtësinë që meriton çdo mësues.

- paragrafi 1 -

Është e dhimbshme kur puna, përkushtimi dhe profesionalizmi vihen në dyshim nga fjalë, opinione apo qëndrime të padrejta.Realisht duhen dëgjuar të gjitha palët dhe të shqyrtohen faktet,jo thjesht pretendimet.

- Advertisement - M1

Prandaj, dua t’u drejtohem kolegëve të mi: mos lejoni që frika, presionet apo kërcënimet t’iu largojnë nga e drejta! Mos i vendosni opinionet dhe qëndrimet e askujt mbi ndërgjegjen tuaj profesionale. Dëgjoni, reflektoni dhe pranoni kritikat e drejta, por mos lejoni që padrejtësia të kthehet në normë. Punoni me ndershmëri, përgjegjësi dhe dinjitet, duke u mbështetur te faktet, ligji dhe interesi i fëmijëve.

Drejtësia nuk është të mbash anën e prindit apo të mësuesit, por të dëgjosh të gjithë dhe të gjykosh pa paragjykime. Edhe drejtuesit, pavarësisht autoritetit që kanë, duhet të udhëhiqen nga paanshmëria dhe e vërteta.

Shkolla ka nevojë për mësues që punojnë me ndërgjegje, prindër që bashkëpunojnë dhe drejtues që veprojnë me drejtësi.

- Advertisement - m2

Fjalët mund të harrohen, opinionet mund rë ndryshojnë, por dinjiteti dhe ndërgjegjja profesionale mbeten. Të mos kemi frikë të bëjmë detyrën tonë me ndershmëri dhe të qëndrojmë në anën e së drejtës.

Sepse të mbrosh drejtësinë nuk është të krijosh konflikt, por të mbrosh dinjitetin, të vërtetën dhe të ardhmen e vetes dhe të të ardhmes profesionale.

aurora