Ndërron jetë profesori i Gjeografisë, Isak Ostërgllava



nder titull

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë profesori i Gjeografisë, Isak Ostërgllava.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga shkolla e mesme e lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, ku përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta.

- Advertisement - M1

Në njoftimin e shkollës thuhet se profesori Isak do të kujtohet për kontributin e dhënë në arsim, përkushtimin ndaj profesionit të mësimdhënësit dhe gjurmët që la te brezat e nxënësve dhe kolegët e tij.

Stafi i shkollës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të profesorit.

Kujtimi dhe kontributi i tij në arsim do të mbeten gjatë në kujtesën e atyre që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të.

- Advertisement - m2