Nasibe Hoti nga fshati Dejnë ka përfunduar studimet Master në Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, duke shënuar një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e saj akademik.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Fshati Dejnë”, e cila ka ndarë këtë arritje me komunitetin, duke e cilësuar si një tjetër kuadër të ri që i shtohet vendlindjes.
Përfundimi i studimeve Master në Farmaci përbën një hap të rëndësishëm në formimin e saj profesional dhe përgatitjen për të kontribuar në fushën e shëndetësisë.
Me këtë rast, Nasibe Tefik Hoti ka marrë urime nga familjarët dhe bashkëvendësit, të cilët i kanë dëshiruar suksese të mëtejshme në profesionin e saj.
