Sot, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, filloi punën prof. Mirlinda Gashi Shala, si mësimdhënëse e gjuhës angleze.
Drejtori i shkollës, MSc Hamid Qorraj, i uroi mirëseardhje dhe suksese, me porosinë që ta vlerësojë privilegjin dhe përgjegjësinë që sjell të qenët pjesë e stafit elitar të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”.
“Mirë se erdhe dhe punë të mbarë, profesoreshë Mirlinda”, thuhet në njoftim.
