Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Prishtinës



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë ftuar mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Prishtinës në një diskutim të hapur për të ardhmen e arsimit në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Takimi do të mbahet më 13 tetor 2026, nga ora 14:00 deri në 16:00, në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë.

- Advertisement - M1

Në këtë diskutim do të marrin pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Konsultimet synojnë të krijojnë hapësirë për dialog me mësimdhënësit rreth zhvillimit të arsimit dhe të ardhmes së tij, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.