Ministria e Arsimit del me një njoftim të rëndësishëm



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka paralajmëruar zgjerimin dhe zgjatjen e programit “Pas Shkolle”, duke e bërë atë një nga prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të ministrisë, programi synon t’u ofrojë fëmijëve më shumë kohë dhe mundësi për të zbuluar e zhvilluar talentet e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme edukative, artistike dhe kulturore.

- Advertisement - M1

Në kuadër të planifikimit të ri, parashihet që qëndrimi në shkollë përmes këtij programi të zgjatet deri në orën 17:00, ndërsa për realizimin e tij janë dedikuar 500 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Ministria u ka bërë thirrje mësuesve, artistëve dhe artizanëve që t’i bashkohen programit, me qëllim zgjerimin e aktiviteteve dhe rritjen e mundësive për fëmijët në shkollat e vendit.

Përmes këtij zgjerimi, synohet që nxënësit të kenë më shumë mundësi për pjesëmarrje në aktivitete jashtë mësimit të rregullt dhe zhvillimin e aftësive e talenteve të tyre.

- Advertisement - m2