Mevlyde Syla merr gradën Doktor i Shkencave të Edukimit

- Advertisement5 -

Mevlyde Syla ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin “Shën Kiril dhe Methodi” në Fakultetin Pedagogjik, duke marrë gradën Doktor i Shkencave të Edukimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Arritja e saj shënon sukses pas përkushtimit të saj shumëvjeçar, këmbënguljes dhe angazhimit të vazhdueshëm në kërkimin shkencor dhe në avancimin e dijes në fushën e edukimit.

- Advertisement - M1

Me një përvojë të gjatë në arsimin fillor dhe një interes të veçantë për edukimin gjithëpërfshirës, Mevlyde Syla e ndërton profilin e saj profesional mbi bindjen se arsimi cilësor kërkon bashkëpunim, përkushtim dhe qasje të ndjeshme ndaj nevojave të çdo nxënësi.

Arritja e saj shënon jo vetëm një sukses personal dhe akademik, por edhe një hap të rëndësishëm drejt pasurimit të mendimit shkencor dhe avancimit të praktikave arsimore në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Syla përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionet dhe krenarinë për përfundimin e këtij rrugëtimi akademik.

- Advertisement - m2

Në mesazhin e saj, Mevlyde Syla ka shprehur mirënjohje të veçantë duke theksuar që pas këtij suksesi qëndrojnë vite pune, sakrifica dhe mbështetja e palëkundur e familjes, veçanërisht e bashkëshortit, Dritonit, dhe fëmijëve të saj, Darit dhe Linit të cilët i ka cilësuar si burim force e mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit.

Me titullin Dr. Sc. Mevlyde Syla, hap një kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe akademike, duke e shndërruar dijen, përvojën dhe kërkimin shkencor në një angazhim të vazhdueshëm për zhvillimin e arsimit dhe formimin e brezave të ardhshëm.

mevlyde