“Mësuesja i dhunonte fëmijët, qaja çdo ditë para se të shkoja në shkollë “, Katerina kujton momentet e vështira të klasës së tretë

- Advertisement -

Frazat “sikur të rri në shtëpi sot” apo “më dhemb barku” mund t’i dëgjoni shpesh nga fëmijët dhe pas tyre nuk është vetëm mungesa e dëshirës, por edhe një emocion.

- paragrafi 1 -

Sipas pediatres Lira Gjika, fjali të tilla fëmijët i thonë në rastet kur ndiejnë frikë, diçka që kujton ta ketë bërë edhe vetë. Të njëjtën situatë e ka përjetuar edhe moderatorja e “Shije Shtëpie” në Tv Klan që ndan një episod nga fëmijëria.

- Advertisement -

Lira Gjika: E kam bërë edhe vetë, më dhemb barku se kisha frikë. Në klasë të dytë, embaj mend, më dhimbte barku prej vërteti, e duroja kur kisha qenë.  Dhe ishte njëherë,se ç’kishim, më kishte ardhur zysha dhe unë simulova dhimbje barku.

Katerina Trungu: Ju  keni patur një shkak që e keni patur këtë ankth?

Lira Gjika: Patjetër, frika.

- Advertisement -
  • Katerina Trungu: Frika. Këtë gjë e kam përjetuar edhe unë. Gjithë klasa e tretë ka qenë një ferr i vërtetë sepse kam qenë në një shkollë tjetër për vetëm atë vit. Ka qenë një mësuese shumë e rreptë, e cila i dhunonte fëmijë, i dhunonte jo iu bërtiste. Unë çdo ditë kisha dhimbje barku, qaja çdo ditë para se të shkoja në shkollë./