Mësimdhënësja Albana Fetahaj Blakaj nxit kreativitetin e nxënësve përmes punimeve praktike në Teknologji



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasave të VI-ta dhe VII-ta në Shkollën e Mesme të Ulët “Lidhja e Pejës” në Novosellë të Pejës kanë shndërruar njohuritë teorike në punime kreative, duke dëshmuar imagjinatë, përkushtim dhe aftësi praktike në lëndën e Teknologjisë.

- paragrafi 1 -

Nën udhëheqjen e mësimdhënëses Albana Fetahaj Blakaj, nxënësit kanë mësuar për llojet e materialeve dhe vetitë e tyre, ndërsa njohuritë e fituara i kanë zbatuar përmes punimeve të ndryshme praktike.

- Advertisement - M1

Ndër punimet e realizuara janë shtëpizat prej druri, dekori me mbishkrimin “NEW BORN”, lulet e krijuara nga materiale të riciklueshme, si dhe punime të tjera që pasqyrojnë kreativitetin dhe shkathtësitë e nxënësve.

Këto aktivitete dëshmojnë rëndësinë e ndërlidhjes së teorisë me praktikën në procesin mësimor, duke u mundësuar nxënësve të zhvillojnë imagjinatën, aftësitë krijuese dhe shprehitë e punës me materiale të ndryshme.

Përmes aktiviteteve të tilla, mësimi bëhet më tërheqës dhe më konkret, ndërsa nxënësit kanë mundësi t’i shndërrojnë idetë e tyre në produkte të realizuara me duart e veta.

- Advertisement - m2

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të lëndës së Teknologjisë, me nxënësit e klasave VI dhe VII të ShMU “Lidhja e Pejës” në Novosellë të Pejës, nën udhëheqjen e mësimdhënëses Albana Fetahaj Blakaj.