Mësimdhënës Sahit Bekteshi: Nxënësit po i zë gjumi në klasë, disa punojnë deri në 8 orë pas mësimit

- Advertisement5 -

Mësimdhënësi Sahit Bekteshi ka ngritur shqetësimin për lodhjen e nxënësve, duke thënë se një numër i konsiderueshëm i tyre po përballen me mungesë energjie, disponimi dhe përqendrimi gjatë procesit mësimor.

- paragrafi 1 -

Bekteshi ka thënë se gjatë punës së tij me nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta vëren se shumë prej tyre paraqiten të lodhur në shkollë, ndërsa në raste të caktuara disa edhe i zë gjumi gjatë orës mësimore.

- Advertisement - M1

Sipas tij, njëri nga faktorët që ndikon në këtë gjendje është fakti se një pjesë e nxënësve, krahas vijimit të mësimit, punojnë deri në tetë orë pas përfundimit të shkollës.

Megjithatë, Bekteshi thekson se lodhja nuk lidhet vetëm me angazhimin në punë, pasi edhe përdorimi i tepruar i telefonave dhe qëndrimi për orë të gjata para ekranit po ndikojnë në gjendjen psikologjike dhe përqendrimin e të rinjve.

“Ka raste ekstreme kur thjesht flenë, i merr gjumi në orë”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjini, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - m2

Ai ka treguar se në takimet me prindërit kërkon komunikim dhe bashkëpunim më të madh, në mënyrë që së bashku të trajtojnë këtë problem.

Sipas tij, një 16-vjeçar që kalon deri në 16 orë në ditë duke përdorur telefonin, mund të përjetojë lodhje të madhe psikologjike, duke bërë që edhe procesin mësimor ta perceptojë si një ngarkesë shtesë.

Për këtë arsye, mësimdhënësi Bekteshi konsideron se duhet të ketë më shumë kujdes ndaj angazhimeve të nxënësve jashtë shkollës dhe kërkon që orari i punës për të rinjtë të shkurtohet, pasi puna deri në tetë orë, krahas shkollimit, paraqet ngarkesë të madhe për ta.