MAShT ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2600 fëmijë



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar kontrata me 10 organizata joqeveritare përfituese të mbështetjes financiare për vitin shkollor 2026/2027, të cilat menaxhojnë 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të ministrisë, për këto organizata janë ndarë gjithsej 370 mijë euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar shkollor, kur ishin ndarë 250 mijë euro.

- Advertisement - M1

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Naim Gashi.

Me këtë rast, Çeku përgëzoi organizatat për punën e deritanishme dhe i inkurajoi që të vazhdojnë bashkëpunimin për përmirësimin e rezultateve të të nxënit, rritjen e pjesëmarrjes në arsim dhe avancimin e barazisë për fëmijët nga këto komunitete.

Mbështetja financiare është ndarë përmes thirrjes publike për projektet e OJQ-ve që mbështesin dhe promovojnë nxënësit romë, ashkalinj dhe egjiptianë në qendrat mësimore.

- Advertisement - m2