Loja që bashkon mësimin dhe argëtimin, aktivitet i veçantë në shkollën “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë kanë zhvilluar një aktivitet edukativ dhe argëtues, gjatë të cilit patën mundësi të mësojnë përmes bashkëpunimit, lojës dhe shkëmbimit të ideve.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti u realizua nga ekipi i HyperActive, i cili vizitoi shkollën dhe zhvilloi një prezantim edukativ me nxënësit, duke u fokusuar në ndërthurjen e argëtimit me të nxënit, përqendrimin dhe punën në grup.

- Advertisement - M1

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte loja në grupe, përmes së cilës nxënësit bashkëpunuan me njëri-tjetrin, shkëmbyen ide dhe ndanë njohuri e fakte interesante rreth temave “Shkolla, Kafshët dhe Natyra”.

Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit patën mundësinë të shprehin njohuritë e tyre, të mësojnë nga bashkëmoshatarët dhe të përfshihen në një përvojë që ndërthur edukimin me argëtimin.

3

- Advertisement - m2

2 1

1 2

Aktivitete të tilla synojnë ta bëjnë procesin mësimor më interaktiv dhe të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të komunikimit, kreativitetit, përqendrimit dhe bashkëpunimit te nxënësit.

Përvoja të tilla edukative krijojnë një mjedis më dinamik në klasë, duke i motivuar fëmijët të mësojnë në mënyrë aktive dhe të ndajnë njohuritë e tyre me të tjerët.

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.