Në Gjimnazin “Xhevdet Doda” është konstituuar Këshilli i Nxënësve, me përfaqësues të zgjedhur nga gjeneratat dhe klasat e shkollës. Në kuadër të këtij procesi, nxënësit kanë zgjedhur përfaqësuesit që do të udhëheqin dhe koordinojnë aktivitetet e këshillit, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit të gjimnazit, Liza Dragusha është zgjedhur kryetare e shkollës, ndërsa Ukë Beka do të mbajë pozitën e nënkryetarit. Ema Zymberi është zgjedhur sekretare e Këshillit të Nxënësve, kurse Era Bregaj arkatare.
Përfaqësuesit e zgjedhur për gjeneratat janë Elita Sylejmani, kryetare e klasave të dhjeta, Mjalta Lezi, kryetare e klasave të njëmbëdhjeta, dhe Era Dragusha, kryetare e klasave të dymbëdhjeta.
Këshilli i Nxënësve synon të shërbejë si zë i përbashkët i nxënësve dhe si urë lidhëse ndërmjet tyre dhe shkollës, duke kontribuar në zhvillimin e ideve, organizimin e aktiviteteve dhe realizimin e iniciativave të reja.
Me këtë rast, Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka uruar Liza Dragushën dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Nxënësve për përgjegjësitë e reja, duke u dëshiruar suksese në përfaqësimin e nxënësve dhe në angazhimet e tyre gjatë vitit shkollor.