Letër Ministrisë së Arsimit: Rritje të pagave për vitin 2027 dhe shpërblim për fundvitin 2026



nder titull

- Advertisement5 -

Aleanca Sindikale FSASH–SPASH në Shqipëri i ka drejtuar një kërkesë zyrtare ministres së Arsimit, duke kërkuar transparencë për rritjen dhe indeksimin e pagave për vitin 2027, si dhe caktimin e një takimi për të diskutuar mundësinë e shpërblimit të punonjësve të arsimit në fund të vitit 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të publikuar nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH), kërkesa përfshin dy çështje që lidhen me gjendjen ekonomike të punonjësve të arsimit parauniversitar.

- Advertisement - M1

Pika e parë ka të bëjë me rritjen dhe indeksimin e pagave për vitin 2027. Aleanca sindikale kërkon transparencë lidhur me fondet e planifikuara për këtë qëllim në projektbuxhet, duke theksuar se indeksimi vjetor është i nevojshëm për ruajtjen e fuqisë blerëse përballë rritjes së kostos së jetesës.

Ndërkaq, sa i përket shpërblimit të fundvitit 2026, FSASH–SPASH kërkon që brenda muajit nëntor të mbahet një takim zyrtar për të diskutuar këtë çështje.

Përmes kësaj kërkese, aleanca sindikale synon hapjen e dialogut me Ministrinë e Arsimit për çështjet që lidhen me pagat dhe përfitimet financiare të punonjësve të arsimit parauniversitar.

- Advertisement - m2

1 5

2 2