Lajm i mirë për Universitetin e Prishtinës

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se për herë të parë që nga themelimi, Universiteti i Prishtinës është renditur në Times Higher Education (THE), pikë referimi global për përsosmëri në arsim të lartë, kërkim shkencor dhe inovacion, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Lajm i mirë për Universitetin e Prishtinës

Për herë të parë që nga themelimi, Universiteti i Prishtinës është renditur në Times Higher Education (THE), pikë referimi global për përsosmëri në arsim të lartë, kërkim shkencor dhe inovacion.

Renditja vjetore “THE” vlerëson universitetet në mbarë botën në: mësimdhënie, hulumtim, citime, të hyrat nga industria dhe nga përspektiva ndërkombëtare duke përdorur 13 tregues të përformancës për të ofruar krahasime gjithpërfshirëse dhe të balancuara.

- Advertisement -

Në këtë renditje përfshihen 1,904 universitete nga 108 vende të ndryshme të botës, të cilët rangohen duke llogaritur përformancën e institucioneve të arsimit të lartë.

Përgëzoj Universitetin e Prishtinës dhe gjithë stafin për punën e tyre drejt përmirësimit të cilësisë dhe rangimit të universitetit në lista të njohura ndërkombëtarisht.

Si Ministri e Arsimit do të vazhdojmë ti mbështesim plotësisht drejt arritjes së standardeve që qojnë në avancim të cilësisë dhe performancës.

Më shumë detaje në: KËTU