Kurti: Nga janari 2027, shtesat për fëmijë rriten për 25 për qind

- Advertisement5 -

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 janari 2027 do të nisë rritja graduale e shtesave për fëmijë, me 25 për qind çdo vit, deri në dyfishimin e tyre brenda mandatit.

- paragrafi 1 -

Sipas planit të prezantuar, rritja do të realizohet në katër faza: në janar të vitit 2027, 2028, 2029 dhe 2030.

- Advertisement - M1

Si shembull, Kurti tha se një familje me dy fëmijë, që aktualisht merr 60 euro në muaj, nga janari do të përfitojë 75 euro. Ndërsa një familje me katër fëmijë, që aktualisht merr 104 euro, do të marrë 225 euro.

Kurti ka bërë të ditur se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa rritjet e tjera do të realizohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.Shefi i ekzekutivit ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga rritja e parë e shtesave, e cila nis në janar të vitit të ardhshëm.

- Advertisement - m2

“Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka thënë Kurti.