Klea, 11-vjeçarja që e ka kthyer librin në pasion: Ka lexuar mbi 100 libra



nder titull

- Advertisement5 -

Në një kohë kur fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë para ekraneve, 11-vjeçarja Klea Tocani, nxënëse e “Shkollës Gjelbër”, në Prishtinë po dëshmon se dashuria për librin mund të bëhet një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së një fëmije, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Klea deri më tani ka lexuar mbi 100 libra, ndërsa vetëm gjatë pushimeve verore të këtij viti ka arritur të lexojë plot 25 libra.

- Advertisement - M1

Për të, leximi nuk është thjesht një aktivitet për kohën e lirë, por një pasion që tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së saj. Përkushtimi ndaj librit dhe dëshira për të zbuluar histori, personazhe dhe botë të reja e kanë bërë leximin një nga aktivitetet më të dashura të saj.

IMG 4034
Screenshot

Babai i Klea-s shprehet i lumtur dhe krenar për pasionin e vajzës së tij, duke theksuar dëshirën që kjo histori të shërbejë edhe si frymëzim për fëmijë të tjerë.

Ai shpreson që shembulli i Klea-s të nxisë bashkëmoshatarët e saj që t’i afrohen më shumë librit dhe ta shohin leximin jo vetëm si detyrë shkollore, por edhe si një mënyrë për të mësuar, për të zhvilluar imagjinatën dhe për të zbuluar botë të reja.

- Advertisement - m2

Me mbi 100 libra të lexuar në moshën 11-vjeçare, Klea po ndërton një raport të veçantë me librin – një pasion që mund të jetë një nga dhuratat më të bukura të fëmijërisë.