Këshilli i Prindërve: Pse po anulohen ekskursionet e maturantëve në Shqipëri?

- Advertisement5 -

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK) ka kërkuar sqarime publike nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë lidhur me anulimin e procedurës për ekskursionin e maturantëve në Shqipëri, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në një reagim publik, KPK i është referuar Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr. 02/2016 për Aktivitetet Jashtëshkollore, duke theksuar se ky dokument përcakton përgjegjësitë e institucioneve dhe akterëve të përfshirë në organizimin e ekskursioneve të maturantëve.

- Advertisement - M1

Sipas KPK-së, procedura parasheh që shkolla të shpallë thirrjen për oferta, ndërsa në komisionin për hapjen e tyre të jenë të përfshirë përfaqësues të DKA-së, Këshillit Drejtues të shkollës dhe drejtori i shkollës. Po ashtu, sipas këtij udhëzimi, DKA-ja jep pëlqimin për realizimin e ekskursionit.

Këshilli i Prindërve ka kërkuar që DKA-ja e Prishtinës të sqarojë bazën ligjore mbi të cilën është marrë vendimi për anulimin e procedurës, si dhe nëse janë konstatuar parregullsi gjatë procesit.

KPK ka kërkuar gjithashtu të bëhet e ditur nëse është nxjerrë vendim me shkrim për anulimin dhe nëse ky vendim u është komunikuar zyrtarisht shkollave, prindërve dhe nxënësve.

- Advertisement - m2

Njoftimi i plotë:

MBI ÇFARË BAZE PO ANULOHET PROCEDURA PËR EKSKURSIONIN E MATURANTËVE NË SHQIPËRI?

Udhëzimi Administrativ (MASHT) nr. 02/2016 për Aktivitetet Jashtëshkollore rregullon organizimin dhe mbarëvajtjen e ekskursioneve të maturantëve. Neni 11 përcakton përgjegjësitë e Këshillit Drejtues të Shkollës, drejtorit, prindërve, nxënësve dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Shkolla shpall thirrjen për oferta, ndërsa në komisionin për hapjen e tyre përfshihen përfaqësuesi i DKA-së, përfaqësuesi i Këshillit Drejtues dhe drejtori i shkollës. DKA-ja gjithashtu jep pëlqimin për realizimin e ekskursionit.

Prandaj, DKA-ja e Prishtinës duhet të sqarojë publikisht: mbi cilën dispozitë ligjore është mbështetur anulimi, cilat parregullsi janë konstatuar dhe kush mban përgjegjësi për to? A është nxjerrë vendim me shkrim dhe a u është komunikuar ai shkollave, prindërve dhe nxënësve?

Neni 12 përcakton se ekskursioni financohet nga vetë nxënësit, me pëlqimin e prindërve. Kjo e bën edhe më të domosdoshme transparencën për çmimin, kriteret e përzgjedhjes dhe çdo vendim që prek paratë dhe planet e familjeve.

Nëse janë konstatuar shkelje, ato duhet të dokumentohen dhe përgjegjësit të japin llogari. Nëse procedura është zhvilluar në përputhje me rregullat, anulimi duhet të ketë një bazë të qartë ligjore dhe arsyetim konkret.

Është e turpshme që maturantët dhe prindërit të mbeten në pasiguri për shkak të paqartësive dhe përplasjeve institucionale. Çdo përpjekje për përfitim të padrejtë në kurriz të tyre është e papranueshme dhe duhet të hetohet.

Këshillat Drejtues dhe drejtorët e shkollave kanë përgjegjësi të kërkojnë sqarime zyrtare, të informojnë prindërit dhe të kundërshtojnë përmes rrugëve përkatëse çdo vendim që e konsiderojnë të pabazuar.

Ky udhëzim duhet të rishikohet, duke përcaktuar qartë kompetencat, afatet, procedurat e anulimit dhe mundësitë e ankimit. Maturantët dhe familjet e tyre meritojnë rregulla të qarta, transparencë dhe përgjegjësi!