Jon Thaçi, nxënës i gjimnazit “Xhevdet Doda”, në Prishtinë në klasën XII/1, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në garën ndërkombëtare të robotikës FIRST Global Challenge, e cila u mbajt në Korenë e Jugut, shkruan AlbanianEducation.net.
Kjo garë zgjati tri ditë dhe mblodhi ekipe nga 185 shtete të botës, të cilat garuan mes vete në fushën e robotikës, duke vënë në pah aftësitë teknike, bashkëpunimin dhe zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë.
Njoftimi i shkollës “Xhevdet Doda”:
·
Jon Thaçi, nxënës i gjimnazit tonë, në klasën XII/1, përfaqësoi Republikën e Kosovës në garën ndërkombëtare të robotikës FIRST Global Challenge, e cila u mbajt në Korenë e Jugut.
Kjo garë zgjati tri ditë dhe mblodhi ekipe nga 185 shtete të botës, të cilat garuan mes vete në fushën e robotikës, duke vënë në pah aftësitë teknike, bashkëpunimin dhe zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë.
Gjatë kësaj gare ndërkombëtare, Jon Thaçi, së bashku me ekipin përfaqësues të Kosovës, arriti një rezultat të rëndësishëm, duke fituar vendin e katërt në mesin e ekipeve pjesëmarrëse. Ky sukses përbën një arritje të veçantë për Kosovën dhe dëshmon përkushtimin, punën dhe bashkëpunimin e ekipit gjatë garës.
Shkolla “Xhevdet Doda” e uron Jon Thaçin për këtë sukses dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare!