Inaugurohen pajisjet e reja profesionale në shkollën “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë



nder titull

- Advertisement5 -

Në shkollën “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja profesionale për profilet e IT-së, Arkitekturës dhe Fashion Design, në kuadër të projektit OPIK, me mbështetjen e bashkëpunimit italian për zhvillim dhe organizatës CELIM.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se donacioni përfshin kompjuterë laptopë, makinë ratifikuese dhe dy softuerë profesionalë, një për Arkitekturë dhe një për Fashion Design, të cilët do të kontribuojnë në modernizimin e mësimit praktik dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të nxënësve.

- Advertisement - M1

Gjatë ceremonisë, drejtoresha e shkollës, Florentina Gjergjaj, prezantoi zhvillimin, sukseset dhe të arriturat e shkollës, duke theksuar rëndësinë e investimeve dhe partneriteteve në avancimin e arsimit profesional.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Davide Raffa, Drejtor i CELIM-it.

“Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për organizatën CELIM, projektin OPIK, bashkëpunimin italian për zhvillim dhe të gjithë partnerët e përfshirë, për këtë donacion të çmuar dhe mbështetjen në krijimin e kushteve më të mira për mësim dhe aftësim profesional. Çdo investim në shkollën tonë është investim në të ardhmen e nxënësve tanë!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement - m2

1 11

3 2

4 1

2 7

857527158 1815915642811968 169413504309576224 n